Fokus

A do të filloi mësimi me 18 janar?

Autori: Leoreta Abazi 12:43 | 14 January 2021

Kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, për mbështetjen financiare nga 100 euro për secilin mësimdhënës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive nxiti dyshime se a do të fillojë periudha e dytë e mësimit në kohën e paraparë.

Kryetari i SBASHK-ut për Gazetën inFokus ka treguar se pavarësisht kërkesave të tyre procesi mësimor do të fillojë me 18 janar, por bërë të ditur se greva ende mbetet si opsion i hapur.

“Gjysme vjetori i dytë apo periudha e dytë e mësimit do të fillojë me 18 janar por opsioni i grevës është i hapur dhe nëse institucionet nuk reflektojnë atëherë së shpejti do të ketë edhe vendim për veprime sindikale. Javën e ardhshme kryetarët e nivelit komunale të shkollave dhe të çerdheve  do të shpërndajnë një formularë duke kërkuar që punëtorët e arsimit të deklarohen se a e autorizojnë a jo kryesinë dhe kryetarin e SBASHK-ut, që në rast se këto dy çështje nuk realizohen dhe në qoftë se nuk do të ketë dialog mirëfilltë të ndermirën me veprime “, ka thënë ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, Jashari ka treguar se mësimi fillimisht do të vazhdojë si në periudhën e parë.

Por nuk përjashtohet edhe mundësitë e tjera me rekomandimet e Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Institucionin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës

“Besoj që me 18 janar do të fillojë ashtu siç ka qenë në periudhën e parë e pastaj do të kërkohet edhe konsulta e këshilla nga MASHT e institucionet e tjera. Në takimet që kemi mbajtur me ministrinë Lika, ministria me manual ka përgatitur për tri versione. Edhe versionin në shkolla ua ka lënë komunave të vendosin dhe ata ta analizojnë situatën, po them tani që numri ka rënë, mbase shkollat në shqyrtim me MASHT të marrin vendim të mos ketë ndarje në grupet paralele, por gjithmonë duke u konsultuar me Institucionin Kombëtar të Shëndetit Publik që të na jap sugjerime dhe rekomandime”, ka thënë Jashari.

Ai për Gazetën inFokus u shpreh se mënyrë më e mirë për mësimdhënësit është që te mos ndahen klasat në grupe pasi nga ndarja në grupe është shtuar edhe volumi i angazhimeve dhe punës për mësimdhënësve dhe nëse IKSHPK e sheh të udhës të vazhdohet kështu, atëherë edhe SBASHK-u pajtohet me vendimin e tyre.

Ndërsa sa i përket ditëve të humbura në periudhën e parë të vitit shkollor, Jashari ka treguar se me shumë mundësi nuk do të ketë pushim pranveror, kjo pasi mbajtja e mësimit në ditën e shtunë nuk është aq efektive.

“Një përfaqësues i SBASHK-ut ka marrë pjesë në grupin e formuar të vendit nga ministri Likaj për të debatuar se çfarë do të ndodh me ditët pas shkurtimit të gjysmë vjetorit të parë, apo periudhës së parë, vendimi ishte që një pjesë e tyre të kompensohet në pushimin pranveror. Unë po them se të shtunave nga përvoja e të kaluarës kur është kompensuar ndonjë ditë e punës për çfarëdo lloj arsye të shtunat nuk kanë qenë shumë efektive dhe mendoj se pushimi pranveror janë ditë pushimi për nga natyra por të realizohet jo si pushim por si ditë punë”, ka përfunduar ai.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor ka përfunduar më herët se sa është paraparë në kalendarin e përpiluar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera