Uncategorized

“A do të donte që ai të ishte kryetar i Prishtinës apo Podujevës”, flet bashkëshortja e Afrim Muqiqit

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 17 October 2021

Afrim Muqiqi së bashku me bashkëshorten e tij kanë votuar gjatë ditës në fakultetin Teknik në Prishtinë.

Muqiqi ka thënë që ka ardhur koha që qytetarët që votojnë, t’u kërkojnë llogari kandidatëve që i votojnë.

“Shpresoj që populli eshte vetëdijësuar dhe duhet ta analizojnë mirë programin e kandidatëve për kryetar të Prishtinës”, tha Muqiqi.

-Advertisement-

Derisa, edhe bashkëshortja e tij, tha që dëshiron të besojë pasi ka ardhur koha që të bëhet më mirë, e vota mos të keqpërdoret.

“Nëse Afrim Muqiqi kish me qenë politikan, do doje të ishte kryetar i Prishtinës apo Podujevës?, ishte njëra nga pyetjet për bashkëshorten e Muqiqit, e cila nuk hezitoi të përgjigjej por tha se e sheh vetëm në muzikë.

“S’do kisha pas deshirë edhe pse ka kry shkollë për muzikë, le të rri aty, le te na argëton, se kemi nevojë”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera