Lajme

A do të caktohet sot data për fillimin e gjykimit për ish krerët e UÇK-së?

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 18 November 2020

Të mërkurën është duke u mbajtur seanca e radhës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kreun të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës dhe gjenden në paraburgim në Hagë.

Gjykatësi në këtë seancë ka thënë se sot nuk do të vendoset për datën se kur do të fillojë gjykimi ndaj tyre, mirëpo ai ka thënë se kjo duhet të bëhet sa më shpejtë.

“Ne nuk po sygjeronim që nuk është i nevojshëm hetimi nga ana e mbrojtjes por parashtrimi ynë thoshte që mbrojtja duhet ët fillojë hetimet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

-Advertisement-

Sa i përket mbrojtjes së Veselit që kjo nuk mund të fillojë menjëherë i them se ne duhet

Sot nuk do të përcaktohet data për fillimin e procesit mirëpo sa më shpejtë që të fillojë puna”, ka thënë Gjykatësi i speciales.

E të zëshëm kundër caktimit të datës për fillimin e Gjykimit në qershor të vitit 2021 ishin mbrojtja e Thaçit dhe Veselit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera