Sport

A do të behet trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi vjen me përgjigje epike

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 26 February 2020

Drejtori ekzekutiv i Flamurtarit të Prishtinës, Bashkim Hasani, ka shkruar në rrjetet sociale se është nder që të jesh trajner i Prishtinës, por edhe Prishtina do të ishte e nderuar po qe se do ta kishte një trajner si Ismet Munishi.

Hasani ka komentuar në rrjetin social Facebook duke shkruar se Ismet Munishi është një ndër trajnerët më të mirë në Kosovë.

“Ismeti është një nder trajnerët me te rinj në Kosovë, por veçantia e tij është se është ndër më të mirët. E them këtë vetëm duke u bazuar ne sukseset e tij. Të dëshirosh me qenë trajner i Prishtinës është nder, por edhe ta kesh trajner Ismetin po ashtu është nder për KF.Prishtina”, ka shkruar Hasani.

-Advertisement-

Ndërkohë, Munishi ia ka kthyer komentin: “Bashkim Hasani” 20 vjet kam kontratë me FC Ballkanin, respekt miku im”, shkruan Munishi, përcjell Zëri.info.

Image

Këto reagime vijnë në prag të derbit Prishtina – Ballkani.

Prishtina dhe Ballkani takohen të shtunën duke filluar nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në derbin e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Ballkani momentalisht i prinë renditjes me 40 pikë derisa Prishtina zë pozitën e tretë me 37 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera