Lajme

A do të bashkohet AAK me VV-në nëse dështon koalicioni me LDK-në, tregon Lekaj

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 21 May 2020

NISMA, AAK e LDK janë bërë bashkë duke tentuar ta krijojnë Qeverinë e re, për të cilën u dekretua Avdullah Hoti.

Por, derisa, kjo çështje u dërgua në Kushtetuese, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, po thotë që partia e Kurtit, po i bën presion të madh Gjykatës Kushtetuese, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, thotë që çdo vendim i Kushtetueses do të respektohet nga AAK.

-Advertisement-

“Po me veprimet që i ka bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria në detyrë, mendoj që janë veprime që po bëjnë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, mirëpo unë mendoj se Kushtetuesja do të marrë vendim të drejtë dhe ne jemi deklaruar si AAK që çfarëdo vendimi që merr Kushtetuesja, ne do ta pranojmë sepse nuk ka rrugë tjetër, sepse siç e thash është akti më i lartë juridik”, tha Lekaj.

Veç kësaj, Lekaj ka thënë që edhe në rast të dështimit të koalicionit me LDK-në, AAK nuk do të bashkohet me Vetëvendosjen, shkruan gazeta inFokus.

“Ne si AAK kemi deklaruar se nuk shqyrtojmë kërkesa tjera në këtë mandat me Lëvizjen Vetëvendosje. E kemi thënë sepse është qeveri e mashtrimit dhe po i shihni ju vet aktet që po i ndërmerr shkojnë në disfavor të qytetarëve e sidomos fshesën që po e përdorë në 12 të natës, të lë me kuptuar se kjo Qeveri më tepër ka ardhur që të hakmerret ndaj bordeve dhe mendoj që në këtë drejtim është duke gabuar, por unë shpresoj që qytetari më në fund është bind se kjo Qeveri ka ardhur për t’u hakmarrë e jo për a vendos ligjin që çdo herë ka funksionuar”, tha ai./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera