A do të ashpërsohen masat anti-Covid pas shifrave alarmante, flasin nga MSH-ja
Autori: Elvira Haxhiu
16:08 | 18 Janar 2022
Ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, ka kaluar në shifra alarmante, shkruan Gazeta Infokus.
Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive me COVID -19. Vetëm të martën janë infektuar 720 persona, ndërkaq një person ka humbur jetën nga ky virus. Derisa ende nuk dihet nëse do të merren masa të reja si pasojë e rritjes së rasteve pozitive.
Nga Ministria e Shëndetësisë për Gazetën Infokus kanë thënë se mekanizmat anti-Covid janë duke e trajtuar rregullisht situatën epidemiologjike, për të parë nëse ka nevojë për të vendosur masa shtesë apo të fuqizohen përmes mbikëqyrjes më të fortë masat në fuqi.
“Deri në çfarëdo mase tjetër, është me rëndësi të zbatohen këto që janë në fuqi dhe popullata të vaksinohet”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Gjithashtu nga kjo ministri bëjnë me dije se kapacitetet spitalore janë të gatshme për të përballuar ndonjë fluks më të madh të rasteve që kërkojnë tretman klinik.
“Vaksina janë siguruar për të gjithë, kapacitetet spitalore janë të gatshme për të përballuar ndonjë fluks më të madh të rasteve që kërkojnë tretman klinik, çdo ditë gjurmohen dhe testohen mijëra qytetarë dhe zhvillohen aktivitete në zbatim të vendimeve që lidhen me COVID-19”, kanë thënë nga dikasteri i Shëndetësisë.
Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se gjate javës, përveç trupave të tjerë, do të mblidhet edhe Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës me COVID-19, për të shqyrtuar propozimet për masa tjera eventuale.
Kujtojmë se ka dy javë që numri i te infektuarve më COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje alarmante dhe ende nuk është marrë ndonjë masë përforcuese./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































