Lajme

A do të arrihet marrëveshja VV dhe LDK?

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 27 January 2020

Para disa minutave ka filluar takimi në mes të dy partive VV dhe LDK në tentim për të arritur një marrëveshje për koalicion dhe për t’u lëshuar rrugë formimit të institucioneve.

Deklaratat e liderëve dhe zyrtarëve të partive ishin të pakta por që lënë për të kuptuar që asnjëra nga partitë nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e njëra tjetrës.

Për LDK-në posti i kryeparlamentarit vazhdon të mbetet kërkesë e tyre ndërsa për Vetëvendosjen ky post që tashmë i përket Glauk Konjufcës është një vendim për të cilin nuk ka kthim mbrapa.

-Advertisement-

Të paktën këtë treguan zyrtarët e kësaj partie në media gjatë tërë këtyre ditëve, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha para takimit se po nisen për të bërë një marrëveshje por Agim Veliu nënkryetar i kësaj partie tha se ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre e aq më pak nga posti i kryeparlamentarit./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera