Lajme

A do të arrestohet edhe Nasim Haradinaj?

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 25 September 2020

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk do t’i përgjigjet forcave të EULEX-it.

Pas arrestimit të kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nënkryetari Nasim Haradinaj thotë se nuk do të shkojë në organizatë.”Nuk shkoj në organizatë. Nuk i përgjigjem EULEX-it sepse ata e arrestuan Hysni Gucatin”, ka deklaruar ai për klankosova.

Ai ka thënë se ishte rrugës për në OVL-UÇK meqë ia kishte kërkuar këtë kryetari Gucati, ngase, sipas tij, nevojitej që ti nënshkruajë disa dokumente.“Mund të më arrestojnë kudo në rrugë, ose nesër ose masnesër por unë nuk do të hyj aty sot”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera