Lajme

A do ta zëvendësoje Nagavci, Vjosa Osmanin?

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 03 June 2020

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, nga LVV-ja, ka thënë se është vendim i mirë nëse kryetarja e Kuvendit të Kosovës nuk e udhëheq siç e quan ajo seancën e turpit.

Nagavci ka thënë se as ajo nuk do ta udhëheqë dhe nuk do të bëhet pjesë e kësaj seance, shkruan gazeta inFokus.

“Ne besojmë që shumë shpejt do të kemi peticionin me numrin më të madh të nënshkruesve. Pazaret e natës dhe pazaret e atyre që duan pushtetin nuk do të arrijnë, në do të kërkojmë zgjedhje të reja. Nuk do të lejojmë projektin jo të mirë për Kosovën që po tentohet të bëhet. Kjo seancë është një seancë e turpit dhe unë jam e gëzuar që zonja Osmani nuk do të bëhet pjesë e këtij turpi dhe as unë s’mund të jem  pjesë e këtij turpi”, ka thënë Nagavci para fillimit të seancës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera