A do ta votojnë Trustin? Flasin deputetët Haki Abazi dhe Eman Rrahmani
Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 17 January 2023
Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje është shprehur edhe njëherë kundër projektligjit për Trustin.
Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit
“Qëndrimi i grupit të VV-së është, se ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, ka thënë ajo.
E derisa Kusari-Lila ka thënë se janë kundër, dy deputetë të kësaj partie, të cilët kohëve të fundit kanë dalë me disa qëndrime kundër subjektit të tyre politik, ende nuk kanë vendosur për këtë çështje.
Deputetët, Haki Abazi dhe Eman Rrahmani kanë thënë se qëndrimi i tyre do të kuptohet të enjten kur edhe ky projektligj të hidhet në votim në Kuvend.
“Nuk kam qëndrim. Deri të enjten nuk kam qëndrim”, ka thënë shkurt Abazi
Njëjtë ka deklaruar edhe deputeti Rrahmani.
“Të enjten në Kuvend e japim qëndrimin si deputet, pra nuk dua ta bëj publik qëndrimin”, ka deklaruar ai, për Front Online.
I pyetur se a do të jetë qëndrimi i tij i njëjtë me atë të partisë, ai është përgjigjur shumë shkurt.
“Të enjten në seancë e mësoni”, ka thënë ndër të tjera Rrahmani.
Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.
Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti ka nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe ka zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021.Sipas të dhënave të Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427,371 kontribuues.
Depozitat në bankat e Kosovës, gjatë vitit 2021, kanë shënuar rritje prej 11 për qind. Një raport i Institutit GAP, me seli në Prishtinë, ka vlerësuar se në 40 për qind të kësaj rritjeje ka ndikuar tërheqja e kursimeve nga Trusti, të cilat janë deponuar në llogari private, por nuk janë shpenzuar menjëherë.
Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thonë se norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars të vitit 2022, në krahasim me marsin e vitit 2021, ka qenë 10 për qind.
Të tjera
-
Tony Blair sot takoi pesë djem të rinj kosovarë që mbajnë emrin e tij
Ish-kryeministri britanik Tony Blair, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka tak...
-
Konferenca e LDK’së për Rugovën ku ishte Edi Rama i pengon Dimal Bashës, e bën një reagim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar për konferencën e L...
-
Clark: Është më mirë nëse s’e shtyjmë përpara Asociacionin, dy qeveritë t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbi...
-
LAJMI I FUNDIT: Anulohet vizita e Kuchner në Kosovë
Komuna e Prishtinës me një komunikatë për media kanë thënë se është anuluar v...
-
Me ëmbëlsira e të buzëqeshur Kurti e Osmani në disponim të mirë me njëri-tjetrin
Të buzëqeshur e pa tensione janë parë së fundmi kryeministri i Kosovës Albin ...
-
Rama: Nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për mundësinë e mbajtjes së mbl...
-
Adixhiku takohet me Blair: Një mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar ish-kryemini...
-
Vizita ‘acaron’ edhe më tej raportet, deputeti i VV’së: Pa Fatos Nanon s’do kishte Edi Ramë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka reaguar kryeministrit t...
-
Bernard Kouchner të martën vjen në Kosovë
Ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Be...
-
Kryeministri Kurti për 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: Këtu janë vënë themelet e shtetit shqiptarë
Kryeministri Kurti mori pjesë në manifestimin qendror për 146-vjetorin e Lidh...
-
Sekretari Blinken në Lindjen e Mesme, nxit udhëheqësit rajonalë të ushtrojnë trysni ndaj Hamasit
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken filloi të hënën një vizitë në Lin...
-
Takim Rama – Kurti s’pati: Pacolli reagon
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se është “e papranueshme” që kryeminis...