Lajme

A do ta votojë tërheqjen e Trustit? Flet deputeti i VV-së

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 06 January 2023

Projektligji për Trustit pritet të hyjnë në rend ditën në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka deklaruar ditë më parë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Në lidhje me këtë Projektligj, qëndrimi i partisë në pushtët vazhdon të jetë kundër.

-Advertisement-

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi ka thënë se vota e tij për Trustin varet nga qëndrimi i partisë.

Thaçi tha për Front Online se në LVV-së është deputet për t’i shtyrë përpara politikat e Qeverisë.

“Nuk kam informacione që do të vie në seancën e parë të Kuvendit, atë e vendosë kryesia. Në koordinim me grupin parlamentar do të votoj sepse unë nuk jam deputet aty për teket e mia por jam deputet për t’i shtyrë përpara politikat e Qeverisë Kurti. Nuk e di nëse ka ndërruar qëndrim apo jo. Ne para mbajtjes së seancës ne kemi mbledhje të grupit parlamentar dhe i shqyrtojmë të gjitha pikat që i kemi për në seancën e Kuvendit dhe sigurisht që aty do të merret vendimi dhe në koordinim me grupin parlamentar do të merret vendimi edhe për votën time”, u shpreh Thaçi.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar disa herë kundër kësaj nisme, duke thënë se paratë e Trustit janë për qytetarët kur të dalin në pension, e jo që t’i shfrytëzojnë ato mjete tash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera