Lajme

A do ta shkarkojë Hoti zv.kryeministrin Selmanaj?

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 13 October 2020

Deputetja e PDK-së Besa Ismaili, që ishte edhe iniciuesja e interpelancës së djeshme të kryeministrit Avdullah Hoti për çështjen e dialogut me Serbinë, kërkoi shkarkimin e zv.kryeministrit Driton Selmanaj, pasi tha se ky i fundit ka deklaruar se është konsumuar çështja e të pagjeturve.

“Kryeministër nëse jeni i dinjitetshëm sharkojeni zv.kryeministrin. Kryeministër Hoti, ky zv.kryeministër duhet ta shkarkoni që ne të ju besojmë nga tani për procesin e dialogut”, tha Ismaili.

Shkarkimin e Selmanajt e kërkoi edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e cila në fund të debatit e la mundësinë që të harmonizojnë tekstin e rezolutës me PDK-në, e ku një ndër kërkesat ishte pikërisht kjo.

-Advertisement-

Por kryeministri Hoti në asnjë moment nuk ju përgjigj kërkesës së deputetes Ismaili dhe deputetes Pacolli, pra nuk e tha asnjë fjalë rreth shkarkimit të mundshëm të zëvendësit të tij.

Zv.kryeministri Selmanaj mohoi kategorikisht të ketë thënë se është konsumuar çështja e të pagjeturve.

“E nderuara deputete, nuk ma ka shkruar zyra, unë e kam shkruar me dorën dhe dijen time, dhe po e konfirmon atë që po e them. Kam thënë se raportimi si instrument është konsumuar, nuk bëjë politikë me raste të tilla”, tha Selmanaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera