Lajme

A do ta respektojë Hashim Thaçi kërkesën e Ramush Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 19 July 2019

Ramush Haradinaj ka njoftuar për dorëheqjen nga posti i kryeministrit, pozitë kjo që e mori në vitin 2017. Përmes një konferencë për media e më pas një postimi në Facebook, Haradinaj tha se dorëheqja vjen për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Po në këtë postim, Haradinaj i drejtohet presidentit Thaçi që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

“I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme”, shkruan ai.

-Advertisement-

“Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOVËS! Faleminderit”, ka përfunduar Haradinaj.

Mirëpo deri më tani për dorëheqjen e Haradinajt nuk ka reaguar presidenti Thaçi e as partneret e tjerë të koalicionit.

Dihet se Thaçi dhe Haradinaj kanë prishur raportet për shkak të taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Po ashtu Haradinaj është kundër ndryshimit të kufijve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera