Lajme

A do ta mposhte Albin Kurtin në garën për Drenasin? Kjo është përgjigjja e Ramiz Lladrovcit

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 05 January 2022

Ramiz Lladrovci është njeri prej kryetarëve më karizmatik të komunave në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Ai sa herë që është prezent në media bëhet viral në rrjetet sociale, pasi çdo herë ka për të thënë diçka interesante.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe në intervistën e fundit dhënë për Lajmi.net.

-Advertisement-

Lladrovci është pyetur se a do ta kishte mposhtur Albin Kurtin, në rast se ky i fundit do të garonte për kryetar të Drenasit.

Pas kësaj pyetje ka pasuar përgjigjja epike e Ramiz Lladrovcit, i cili ka thënë se Kurti do të pësonte debakël jo vetëm me vota, por edhe në debatet televizive.

“Albinin e kisha sos nëse do të ishte kandidat në Drenas, jo veç me vota por edhe me duele në debate televizive”, deklaroi i pari i komunës së Drenasit.

Ramiz Lladrovci u rizgjodh kryetar i Drenasit për herë të dytë në balotazhin e mbajtur me 14 nëntor, ku triumfoi përballë Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera