A do t’a kthej Kurti prokurorin Elez Blakaj në Kosovë? (Video)
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 02 November 2019
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para se të fillonte procesi zgjedhorë ka dhënë disa premtime ku sipas tij me ardhjen e tij në qeverisje do t’i realizonte.
Ndër premtimtimet e para që Kurti kishte dhënë në një video live në rrjetin e tij social facebook ishte ta kthej Elez Blakaj në Kosovë pasi sipas tij ky i fundit u përndoq nga Kosova, shkruan gazeta inFokus.
“Ndër gjërat e para që do të bëjë LVV, është ta kthej Elez Blakaj në Kosovë. Pra prokurori Blakaj iku sepse e përndoqët nga Kosova, dhe ai ndodhet në SHBA, por me qeverinë tonë do të kthehet në Kosovë. Pastaj do të bëjmë zvogëlimin e Qeverisë”, ishte shprehur Kurti.
E Kurti për zvogëlimin e ministrive e ka konsideruar si kusht të domosdoshëm për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
“Do të kemi vetëm 12 ministri me vetëm nga një zëvendësministër për ministri. Është e domosdoshme që duhet ta luftojmë krimin e korrupsionin sepse shteti ynë është diskredituar si tatimmbledhës për shkak të skandaleve korruptive qeveritare. Është bërë e arsyeshme që qytetarët të refuzojnë të paguajnë tatime kur kanë kaq shumë korrupsion”, është shprehur ai duke shtuar se shteti është zbehur nga vlera në sytë e qytetarit”.
Ndërsa lidhur me veteranët e rrejshëm, Kurti kishte thënë se do të duhej të bëhej një lloj rivlerësimi pasi nuk lejohen kësi lloj deformimesh, shkruan gazeta inFokus.
“Pjesëmarrja në luftë dhe veteran i luftës nuk janë e njëjta gjë. Kam përshtypjen që ka njëfarë ngatërrese këtu. Do të duhej të bëhej një lloj rivlerësimi, sepse rrezikojmë me këto shifra të fryera ta dëmtojmë historinë tonë. Nuk mund të lejojmë këso deformimesh që e dëmtojnë sbstancën tonë kombëtare dhe themelin e shtetësisë e pavarësisë, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/.
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...