Lajme

A do jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës Bedri Hamza? Flasin nga PDK

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 15 October 2020

Bedri Hamza mund të jetë kandidati për kryetar në Komunën e Mitrovicës. Kështu të paktën po raporton mediumi lokal i Mitrovicës, Mitropol. Sipas mediumit në fjalë, Bedri Hamza, kryetar aktual i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, me shumë gjasë do jetë emri i propozuar për kandidat nga radhët e PDK-së.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë Hamzën nëpërmjet telefonit, mirëpo ky i fundit nuk i është përgjigjur thirrjes.

Mediumi ka kontaktuar edhe zëdhënësin e kësaj partie, Avni Bytyçin, por ky i fundit ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare. Emrat e kandidatëve për kryetar mësohet se do të publikohen në muajin tetor.

-Advertisement-

Kryetari aktual i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka mbajtur gjatë ditës së sotme takim me nëndegët partiake në Mitrovicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera