Lajme

A dështoi policia për ta mbajtur Malishevën në karantinë?

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 06 April 2020

Janë bërë më shumë se tri javë që komuna e Malishevës është futur në karantinë, pas paraqitjes së rasteve të para me virusin korona.

Në secilën hyrje-dalje të kësaj komunë, janë vendosur zyrtarët policor të cilët e kanë për detyrë të ndalojnë çdo lëvizje të qytetarëve. Por sot, banorët e fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit janë alarmuar nga autoritetet policore se gjatë së premtes në këtë fshat kanë tregtuar dy persona nga Malisheva të cilët më pas kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë kemi një dështim të policisë sa i përket COVID-19. Krerët e policisë do të duhej të nisnin menjëherë hetimet ndaj zyrtarëve policor që lejuan banorët e Malishevës të dalin nga territori i tyre për të tregtuar në një komunë tjetër.

-Advertisement-

Disa qytetarë kanë thënë për Gazten inFokus se hyrja dhe dalja nga territori i Malishevës nuk është e vështirë, pasi që shpesh herë zyrtarët policor nuk i kontrollojnë ata.

 

Sipas këtyre qytetarëve nga komuna e Malishevës ditëve të fundit nuk janë kontrolluar far4e qytetarët kanë qentë të lirë të lëvizin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera