Fokus

A dëshirojnë qytetarët që NISMA të jetë pjesë e koalicionit LDK – VV?

Autori: Halil Berisha 11:15 | 30 October 2019

Nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës, dy parti opozitare dolën si të parat. LDK e Vetëvendosje.

Kështu, kanë filluar edhe negociatat mes tyre që të krijojnë një koalicion paszgjedhor e të ndërojnë qeverinë, shkruan gazeta inFokus.

Por, veç kësaj, ajo çka ishte befasi e këtyre zgjedhjeve është edhe NISMA Socialdemokrate, e cila ishte pjesë e qeverisë.

-Advertisement-

Kjo parti, që bëri koalicion bashkë me AKR-në e PD-në, ende nuk dihet nëse ka kaluar pragun prej 5%, që të futet në Kuvend.

Gazeta inFokus, ka bërë një sondazh 24-orësh, ku ka pyetur lexuesit e saj nëse do të dëshironin që partia e Fatmir Limajt, të jetë pjesë e koalicionit me LDK-në e Vetëvendosjen.

Por, nga 3 mijë e 100 vota, shumica dërrmuese e tyre janë kundër një gjëje të tillë.

Në fakt, vetëm 13%, apo 412 persona janë pro që NISMA të bëj koalicion me dy partitë e para.

Ndërsa, kundër kësaj, kanë dalur 2 mijë e 600 persona apo 87% përqind e lexuesve të gazetës inFokus, të cilët kanë votuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera