Lifestyle

A dashurojmë, a duam?

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 03 April 2018

Ai që e njeh dashurinë, e di gjithashtu edhe të vërtetën, sepse këto janë vetëm dy emërtime të së njëjtës përvojë. Në qoftë se ju nuk e keni njohur të vërtetën, mbajeni mend se ju as që e keni njohur dashurinë.
(Sokrati)

A ekziston e vërteta, a jemi të dashur, a na duan? Sa duam? Si i ndërtojmë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë?

Sipas Oshos, mundësia për të dashur ekziston te secili njeri, por kjo mund të realizohet vetëm kur njeriu njeh vetveten, vetëm kur ai bëhet vetvetja, vetëm kur thotë se është i aftë të jetë vetvetja.

-Advertisement-

Nuk është lehtë të jesh në marrëdhënie. Marrëdhënia është marrëveshje, është shpalosje e personalitetit, zbulohen zbrazëtirat, shpalosen maskat. Ne atëherë jemi të vërtetë. Ekziston frika nga rreziku i qëndrimit tuaj nga distanca e mëhershme.

Të jesh në marrëdhënie është një fenomen i bukur në jetë? Të jesh në marrëdhënie do të thotë të jesh plot me dashuri. Të jesh i mbushur me dashuri, ato janë si dy lule të hapura që lëshojnë aromën e dashurisë, lule të hapura, ato ia dërgojnë aromën njëra-tjetrës për t’u bashkuar, ato janë si drenusha dhe dreni kur bëjnë dashuri.

Të gjithë kanë nga një histori, por disa njerëz kanë me mijëra histori, sepse historia e dashurisë është e veçantë, dashuri apo urrejtje, admirim apo zemërim, me shpresë apo me frikë, disa janë më shumë të përkushtuar e disa më pak.

Të gjithë e ndjekim me vëmendje. Ne dashurinë e mendojmë, e kuptojmë, kujtojmë se e dimë dhe e njohim shumë mirë, por gjithmonë dështojmë atje ku mendojmë se jemi më të mirë, mendojmë se jemi më të fortë.

Shumica e njerëzve në botë mbeten pa shijuar aromën e jetës, ata janë vetëm për të jetuar jetën dhe për të riprodhuar. Ata jetojnë jetën krejtësisht të zbrazët dhe po ashtu vdesin bosh. Ata nuk dinë çfarë do të thotë autoekzistencë (të jesh ai që je vetvetja).

Kjo do të thotë të ekspozohesh përpara traditës, familjes, përpara të tjerëve, tregon interesin tënd fizik, shtirjen tënde të zbrazët.

Në të vërtetë të jesh në marrëdhënie, të duash do të thotë të zotërosh të kesh respekt reciprok. Nëse jeni në marrëdhënie, atëherë ju afroheni shumë pranë, shumë afër njëri-tjetrit.

Megjithatë, liria dhe autoriteti i njëri-tjetrit nuk shkelet. Sidoqoftë, janë të pavarur, të lirë. Marrëdhëniet reciproke janë në lidhje të ndërsjella, të lirë. Atëherë ju afroheni shumë pranë njëri-tjetrit, duke u bashkuar me njëri-tjetrin, në intimitet të thellë.

Megjithatë liria e njeriut tjetër nuk shkelet, tjetri mbetet një individualitet i pavarur dhe i lirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera