Lajme

Qalaj flet për rastin e avokatit Halilaj, tregon çfarë i ka kërkuar hetuesve

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 14 April 2020

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në emisionin Frontal në T7 ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj avokatit Gazmend Halilaj, raporton Gazeta Express.

Qalaj thotë se policia ka angazhuar të gjitha njësitet mirëpo nuk ka dhënë shumë detaje pasi që rasti është në fazë të hetimeve.

“Në fakt para pak kohësh ka ndodhë një rast kundër avokatit Halilaj, një rast i tillë është shumë shqetësuar, policia ka angazhuar të gjitha njësitë, për momentin meqenëse rasti është në hetim s’mund të flasë shumë por janë angazhuar të gjitha njësitë.

-Advertisement-

Ka reaguar njësiti i hetimeve të rajonit të Drenasit, prokurori e cilëson rasti, po një gjë mund të themi sigurt se rasti ka ndodhë”, ka deklaruar ai.

Qalaj thotë se ka kërkuar nga njësitet e policisë që të hetojnë që gjitha rastet që ka pasur më herët avokati Halilaj.

“Unë kam kërkuar nga njësitë tona që përveç hetimeve të rastin që kanë ndodhë të analizojnë të gjitha rastet që ka pasur më herët z.Halilaj dhe besoj që shumë shpejtë do të dalin me ndonjë komunikatë”, ka deklaruar ai./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera