COVID-19, QKRMT kërkon inicimin e ndryshimeve ligjore për lirimin e parakohshëm të të burgosurve
Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 14 April 2020
QKRMT i është drejtuar Komisionit për Legjislacion si dhe shefave të grupeve parlamentare me propozimin për inicimin e ndryshimeve ligjore në procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të mundësohet lirimi i përkohshëm apo amnistia për të dënuarit në kohën e pandemisë.
Në komunikatën e QKRPT-së, thuhet se në kohën e Pandemisë Covid-19, shumica e shteteve qoftë në rajon, Evropë apo edhe më gjerë kanë shfrytëzuar mundësitë ligjore ekzistuese, apo kanë vepruar përmes akteve të reja/ndryshimeve në legjislacionin përkatës duke adresuar këtë nevojë, ashtu që numër i madh i të dënuarve kanë përfituar nga lirimi nga dënimit, pezullimi i dënimit, falja, amnistia etj.
“Legjislacioni aktual që rregullon këtë kornizë në Kosovë nuk ofron ndonjë mundësi për veprime të tilla, si zgjidhje e vetme mbetet mundësia që përmes nismës për ndryshime ligjore të Ligjit për Ekzeku timin e Sanksioneve Penale (LESP) apo me akt të veçantë (Ligj për Amnisti etj.) të adresohet kjo çështje në mënyrë që një numër i të dënuarve të mund të përfitojnë dhe kështu të adresohet kjo problematikë edhe në institucionet korrektuese në Kosovë në kushtet e pandemisë’, thueht në komunikatë.
Me këtë rast, QKRMT i është drejtuar Komisionit për Legjislacion si dhe shefave të grupeve parlamentare me propozimin për inicimin e ndryshimeve ligjore në procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të mundësohet lirimi i përkohshëm apo amnistia për të dënuarit në kohën e pandemisë.
“Ditë më parë, QKRMT i ka propozuar edhe Ministrisë së Drejtësisë një nismë të tillë. Po ashtu QKRMT ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor dhe Gjykatat Themelore, aplikimin e masave alternative në vend të paraburgimit, me qëllim të zvoglimit të numrit të paraburgosurve”, përfundon komunikata e QKRMT-së..
Të tjera
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...
-
“Me Ramushin kryeministër Kosova hyn në NATO brenda tetë deri në 12 muajve” – Deputeti i AAK-së jep premtimin e madh
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë disa d...
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...