Lajme

Lutfi Haziri tregon për gjobat që mund te dënohen qytetarët, që hyjë e dalin nga zonat e karantinës

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 13 April 2020

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa ka njoftuar për ndëshkimet e ashpra për të gjithë ata që i thejnë rregullat e karantinës.

“Dënimet mandatore për përhapjen dhe mosrespektimin e sëmundjeve ngjitëse si masë parandaluese janë prej 600 deri 2 mijë euro për persona fizikë, ndërsa deri në 8 mijë euro për personat juridikë. fizik. Plus asaj, inicohet procedurë penale nga ana e prokurorisë së shtetit. Dënimi me burg është deri në dy vjet për të gjithë personat që e përhapin virusin dhe nuk i zbatojnë masat”, ka thënë Haziri, në konferencën e ditës së 32-të.

Ai pohoi se nga dje, policia e shtetit po kontrollon hyrje-daljet në mënyrë rigoroze.

-Advertisement-

“Nuk ka hyrje e as dalje nga vendet e karantinës. Është vepër penale cdokush që pretendon të hyjë dhe të dalë nga zona e karantinës, sidomos nga Ferizaj, Vitia, Prishtina, Vrapҫiqi dhe Topanica”, ka shtuar Haziri.

Në kuadër të Komitetit për menaxhimin e emergjencave, Gjilani po vazhdon zbatimin dhe shtrëngimin e masave kundër përhapjes së Covid-19.

“Komiteti ka vendosur sot masën e karantinës për shtatë familje në Lladovë, si pjesë e preventives, meqë e kemi një rast të konfirmuar atje, i cili është në Klinikën Infektive. Rasti tjetër ndërlidhet me atë të Lladovës, meqë të dytë punojnë në kampin ushtarak Bonsteel, derisa rasti tretë është bashkëshortja e të infektuarit, në qytet. Fatmirësisht, kanë simptoma të lehta dhe pa probleme të mëdha shëndetësore. Urojmë të shërohen sa më shpejtë”, ka deklaruar Haziri, në konferencën e të hënës.

Ndryshe, brenda 32 ditëve në Gjilan janë konfirmuar 21 raste me Covid19, 14 janë shëruar plotësisht, ndërsa shtate raste të janë në trajtim dhe në mbikëqyrje të institucioneve shëndetësore./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera