Lajme

Ja si përhapet koronavirusi në një dyqan

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 10 April 2020

Studiuesit finlandezë të Universitetit Aalto pas vrojtimeve të shumta mbi dinamikat e përhapjes së koronavirusit, kanë realizuar një video ku me anë të një projeksioni kanë treguar rrezikshmërinë e spërklave me koronavirus, që sipas tyre mund të shpërndahen me shpejtësi në një hapësirë më të madhe sesa mendohej, duke mbetur pezull në ajër për disa minuta.

Video krijon modelin e një supermarketi, i ndarë me raftet karakteristike, ku tështima e një personi me koronavirus shpërndahet në pak sekonda duke kapërcyer edhe raftet dhe duke infektuar potencialisht personat nga ana tjetër e raftit.

-Advertisement-

Teorikisht, persona mund të infektohen nga spërklat në ajër edhe disa momente pas largimit nga dhoma e personit të sëmurë.

Sipas autoriteteve finlandeze, video tregon më së miri që këshillat për të mbetur në shtëpi janë ato të duhurat, në veçanti për personat me probleme të mëparshme shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera