Jeta në karantinë, ja si të kujdeseni për lëkurën në 5 hapa
Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 07 April 2020
Si pasojë e pandemisë së COVID-19, gratë dhe vajzat i kalojnë ditët pa vënë makiazh në fytyrë, por përkujdesja ndaj saj nuk fillon e mbaron tek makiazhi.
Është e vërtetë që lëkura në përgjithësi është çliruar pak nga radikalet e lira si pasojë e ndotjes, por edhe qëndrimi në izolim ka pasoja në shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës. Ekspozimi i tepërt ndaj ajrit të kondicionuar dhe mungesa e vitaminës D shterojnë gjallërinë e lëkurës dhe e përthajnë ndjeshëm atë. Revista Harpers Bazaar ka intervistuar disa ekspertë të bukurisë për të marrë prej tyre këshillat më të mira për përkujdesjen ndaj lëkurës, të cilat do t’i gjeni të përshtatura në shqip nga AgroWeb.org
Larja Dy Herë Në Ditë
Pavarësisht mungesës së makiazhit, është shumë e rëndësishme që vajzat dhe gratë të lajnë lëkurën dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje. Zgjidhni një larës xhel të butë për të eliminuar çdo papastërti por edhe për të ruajtur natyralitetin e lëkurës. Për shpëlarje përdorni ujë të ftohtë që largon skuqjen dhe fryrjen dhe i jep fytyrës freskinë e nevojshme.
Mos Harroni Eksfoliantin
Shumë vazja dhe gra harrojnë të kujdesen për heqjen e qelizave të vdekura dhe pastrimin e poreve me eksfoliantin me kokrriza. Ai është i rëndësishëm dhe duhet përdorur dy herë në javë që t’i jepni lëkurës tuaj jo vetëm më shumë frymëmarrje por edhe të pengoni shfaqjen e puçrave.
Serumet
Llastojeni lëkurën tuaj duke përdorur serume ushqyese ndjekur nga një krem hidratues për të penguar tharjen e lëkurës. Serumi duhet vendosur në fytyrë pas pastrimit të saj. Zgjidhni serume të pasura me vitaminën B5 dhe acidin hyaluronic.
Mos Harroni Pjesën Poshtë Syve
Bëhet fjalë për një zonë delikate të fytyrës që kërkon kujdess të veçantë. Pas larjes së fytyrës, përdorni një krem për pjesën e syve dhe aplikojeni lehtë duke përdorur gishtin. Kremi i syve do ta hidratojë zonën dhe do të minimizojë shenjat e para të moshës.
Mbrojtje Kundër Diellit
Fakti që jemi në karantinë nuk do të thotë që nuk jemi të ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë. Nëse dilni në ballkon atëherë duhet të përdorni patjetër krem kundër diellit që të shmangni njollat./AgroWeb
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...