Lajme

Aktori i ““Çka Ka Shpija” qan si fëmijë për vdekje e Leze Qenës

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 25 March 2020

Aktori kosovarë, Naser Rafuna, i cili për gati gjashtë vite luajti bashke më Leze Qenën në serialin Çka ka Shpija e ka përjetuar rëndë vdekjen e aktores, shkruan gazeta inFokus.

“Leze Qena na paska lanë…Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë…gati 6 vjet bashkë në serialin “Çka Ka Shpija..!?” E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo…ishte shpirti ma i madhi që e kam taku. E falënderoj shumë për krejt ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideru si fëmijë të saj eeiii…ska pas sekret asgjë ndaj meje, çkado më ka kallxu….”, shkruan Rafuna.

Ai kujton momente të bashkëpunimit me Qenën, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krejt rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe. Vdiq sot njeriu qe ska pasë si ajo, e me dëshpërimin të më madh e me knaqësinë poashtu të madhe që e njoha,i them ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik. Ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtojmë si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por si personin e tillë që flet shqip. Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot”.

“Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë”. – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me te ne telefon”, kujton Rafuna./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera