Lajme

Kriza politike në Kosovë, sot qytetarët dalin në protestë

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 19 March 2020

Përveç krizës së koronavirusit Kosova po përballet edhe me krizën e koalicionit qeverisës i cili mund të çojë në rrëzimin e qeverisë “Kurti”. Shkarkimi i ministrit të Brendshëm Agim Veliu nga kryeministri Albin Kurti pasoi inicimin e një mocioni mosbesimi nga LDK-ja.

Por kjo krizë qeveritare në këtë moment duket se nuk ka lënë shije të mirë të qytetarët. Ata do të protestojmë mbrëmjen e së enjtes në një mënyrë origjinale.
Në orën 20.00 ata do të dalin në dritare ose ballkon dhe do të bëjnë zhurmë për 5 minuta.

“Sot, qytetarët e Kosovës në kohë pandmie po përballemi me interesa personale dhe partiake të politikanëve të Kosovës. Në një kohë kur të gjithë do të duhej të ishin të bashkuar dhe të unifikuar që të punojnë në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, politikanët e Kosovës po keqpërdorin pushtetin e tyre politik për të krijuar drama dhe pasiguri në një kohë kur vendi duhet të jetë i mobilizuar karshi pandemisë së virusit” – thuhet në mesazhin që po shpërndahet në rrjetet sociale. Një protestë e ngjashme zhvillohej edhe në kohën kur Kosova ishte nën regjimin e Millosheviçit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera