Albin Kurti i njeh të arriturat – Kadri Veseli ia përmend dështimet
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 05 March 2020
Kadri Veseli, shefi i PDK-së, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Veseli ka thënë që për 30 ditë që Kurti qeverisi me vendin, zhurma e arroganca janë bërë mjet për të arsyetuar mospunën, shkruan gazeta inFokus.
Sipas Veselit Kurti po dështon edhe në politikë të brendshme ashtu edhe të jashtme.
“Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën.
Thuhen shumë fjalë vetëm për ti ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë.
Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por, pakuptueshëm rritet numri i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët.
Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri.
Në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në marrëdhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të marrëdhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë.
Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mirë”, ka shkruar Veseli.
E ky reagim i tij erdhi pasi Albin Kurti, për të njëjtën periudhë të qeverisjes, 30 ditët e para, përmendi të arriturat e tij.
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
“Sot u bë një muaj prej se zyrtarisht mora detyrën si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Qeveria jonë mori shumë vendime të mira e të rëndësishme. Ja disa prej tyre:
– U përgjysmuan pagat e kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe stafit të tyre, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.
– U shkarkuan shtatë koordinatorë nacionalë.
– U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat, në përbërje të të cilit janë pesë ministra.
– U aprovua Nisma e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për negocimin e “Marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës, dhe gjithashtu me Mbretërinë e Holandës.
– U ndanë mjete financiare në shumë prej 29,809.10 euro për projektin e GIZ-it, fonde që janë dhënë prej tij për mbështetjen e refugjatëve nga Republika e Shqipërisë gjatë qëndrimit në parkun inovativ të Biznesit në Prizren, me rastin e tërmetit.
– U aprovua mbështetja financiare për shmangien e dëmeve nga fatkeqësia natyrore e stuhisë së fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut. Sipas raportit të komisionit, dëmet arrijnë shumën prej 433 mijë euro.
– U aprovua Rregullorja për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.
– U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh.A.
– Sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura, nga riorganizimi që zvogëloi numrin e ministrive, kaluan në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin civil.
– U shfuqizua vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin.
– U aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës dhe u aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.
– U aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro si mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë, me qëllimin e ndihmës në riparimin e dëmeve nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.
– U aprovua propozimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në programin e BE-së “Customs 2020” dhe në programin tjetër të BE-së “Fiscalis 2020”.
– U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A.
– U shfuqizua Vendimi i Qeverisë i datës 11.09.2018, për aprovimin e koncept-dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë.
– U ndanë mjete financiare në shumë prej 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për shkak të epidemisë.
– U aprovua propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për themelimin e Grupit të Ekspertëve të pavarur që do të dizajnojë parimet udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së Vettingut në sistemin e drejtësisë, dhe që përbëhet nga 10 profesionistë kryesisht nga lëmia përkatëse, nën kryesimin e Qerim Qerimit, anëtar i Komisionit të Venedikut dhe profesor universitar, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës.
– U shkarkuan drejtorët e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh.A.
Qeveria jonë, përkatësisht ministrat, e saj po bëjnë punë të palodhur dhe të madhe. Disa prej vendimeve që kanë marrë ata janë:
– Shfuqizimi i vendimeve të emërimeve të 14 konsujve nëpër botë.
– Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.
– Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë liqenit të Badovcit.
– Ministria e Integrimit Evropian do të kursejë 330 mijë euro çdo vit pasi që është zhvendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës dhe kështu nuk do të paguaj qira dhe shpenzime komunale.
– U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të mbështetur Kosovën me një grant prej 2,785,000 dollarë, i cili u dedikohet komunave për zhvillimin e aftësive të rinisë.
– U anuluan tri vendime të ish ministres së Integrimit Evropian, duke kursyer kështu rreth 400 mijë euro.
Vazhdojmë…”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...