Agim Veliu tregon se a do të bëjë shkarkime në Polici
Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 25 February 2020
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka thënë se gjatë takimit të sotëm me menaxhmentin e Policisë së Kosovës i ka kërkuar atyre që të rishikohen të gjitha ligjet, udhëzimet administrative dhe vendimet e tjera me të cilat rregullohet fushëveprimataria e tyre.
Veliu deklaroi se pasi të bëj një skanim të plotë në ministrinë që drejton, Policinë e Kosovës, si dhe agjencionet e tjera në kuadër të ministrisë, do të shoh cilat hapa do t’i ndërmarrë.
Ministri Veliu pasi përfundoi vizitën tek Njësitet e Specializuara të Policisë së Kosovës, tha se qëllimi i tij kryesor gjatë këtij mandati është që të lë ministrinë më mirë se e ka gjetur.
“Qëllimi kryesor i im i si ministër i Punëve të Brendshme me gjitha agjencionet ta bëjmë një sistem i cili duhet të jetë i besueshëm për qytetarin e Republikës së Kosovës, për partnerët ndërkombëtar, për regjionin, por edhe për gjithë ata që bashkëpunojmë. Qëllimi kryesor i imi është që këtë ministri ta lë më mirë se sa e kam gjetur”, tha ai.
I pyetur se a pritet të ketë fatin e njëjtë ndonjë nga eprorët e Policisë së Kosovës, sikur bordet e tjera publike të shkarkuara nga Qeveria Kurti, Veliu tha se pasi të bëj një lloj skanimi, do të vijë në përfundim se çka ka nevojë të ndërmarrë ai si ministër.
“Do të bëj një vizitë tek të gjitha, do të njoftohem me organo gramët e këtyre agjensioneve, me punët, me sfidat. Cilat janë prioritet e tyre, një-dy-tre të zëmë. Cilat janë sfidat e tyre. Do të kërkoj nga ata që të më thonë cilat janë pritjet e tyre nga unë. Pasi që të bëj një lloj skanimi siç po thuhet të të gjithë ministrisë dhe agjensioneve, atëherë do të vij në një përfundim se çka ka nevojë të ndërmarrë unë si ministër, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të mija si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, tha ai.
Veliu tregoi detaje edhe nga takimi i sotëm me eprorët e Policisë së Kosovës, ku tha se iu ka kërkuar atyre që të rishikojnë të gjitha ligjet, udhëzimet administrative dhe vendimet me të cilat rregullohet fushëveprimtaria e Policisë.
“Ne diskutuam për përkrahjen konkrete që duhet të i japim policisë përmes rritjes së buxhetit. Kontributit tonë të përbashkët të ministrisë dhe policisë në anëtarësimin e Policisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar. Por edhe në hartimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe rishikimi e tyre atje ku ka nevojë. Në rast se eventualisht ka ndonjë mangësi. Unë kërkova nga menaxhmenti që t’i rishikojë të gjitha ligjet me të cilat rregullohet fusha e policisë, gjitha udhëzimet administrative, urdhëresat, vendimet e ndryshme. Në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë për nevojat dhe kërkesat që i ka policia në këtë rast”, tha ai.
Si problem që mund të shmanget, ministri Veliu e përsëriti ndryshimin e emërtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që tash i është shtuar, Administrata Publike.
Sipas tij, mund të ketë probleme në lëshimin e dokumentacioneve që me ndryshimin e tyre mund të ketë efekt në buxhetin e Kosovës.
Të tjera
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...
-
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua...
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...