Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 19 February 2020
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime të Përgjithshme , ka realizuar një operacion qe ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për grabitje të armatosur.
Rasti ka ndodhur më datën 10.02.2020në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët me forcë ( duke i shkaktuar lëndime viktimës) kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash nga viktima i cili po transportonte paratë e një dyqani në rrugën e sipërshënuar.
Që nga dita e raportimit hetuesit policor të rajonit të Prishtinës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personave të dyshuar. Aksioni i realizuar sot nga njësiti i Hetimeve te Përgjithshme, ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar:
Sh. Sh, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,
E. Sh, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
H.O , mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Hetuesit rajonal te mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, kanë kryer katër bastisje në lokacione të ndryshme, ku kanë sekuestruar
*Tri automjete,
*Dy pushke gjuetie ( pa leje)
*Telefona celularë
*Një sasi te parave si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti, ndërkohë që të njëjtat mund të shërbejnë edhe si dëshmi në procedurë.
Pas intervistimit personat e dyshuar me aktvendim te prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Të tjera
-
Protesta, festë e përleshje: Bota shënon 1 Majin
Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 majit ...
-
Ahmeti u përgjigjet sulmeve në fushatë: S’e kanë me BDI-në, por me shqiptarët
Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e refle...
-
“Gratë nuk pushojnë as të dielave”, aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për D...
-
Bakoyannis: Asnjë kandidati si Kosovës nuk iu kërkuan aq shumë reforma për KiE
Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka ...
-
Mandatari për kryeministër të Serbisë: S’lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira
Millosh Vuçeviq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë. Ai ka hyrë në orën e ...
-
Hyn në fuqi marrëveshja “pa kufi” Shqipëri-Kosovë, pika në Morinë me fluks të madh të kosovarëve
Prej ditës së mërkurë, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hap i rëndësishëm për komunat në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar nënkryetaret e komunave veriore,...
-
Tërësisht në seancë të mbyllur përfundon dëshminë dëshmitari i 60-të kundër ish-krerëve të UÇK-së
Tërësisht në seancë të mbyllur, e ka përfunduar dëshminë e tij, dëshmitari i ...
-
Kurti takon nënkryetaret e Zveçanit, Zubin Potokut e Mitrovicës së Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me nënkryetaret...
-
“Protestë për dinjitet” – Farmacistët i shpalosin qeverisë 7 kërkesat e tyre
Paga të dinjitetshme, nivelizim të çmimeve, pagesa për receta e respektim të ...
-
Shembet autostrada në Kinë, shkon në 24 numri i viktimave/PAMJE
Ka shkuar në 24 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shembjes s...
-
Këshilltarja e Kurtit, kandidate për të paren e Preshevës
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e ...