Lifestyle

Më me rëndësi u është të shikojnë në telefon, se partnerin!

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 07 February 2020

Intimiteti gjithnjë e më i rrallë, teknologjitë e reja kanë vrarë dashurinë!

Çiftet gjithnjë e më pak janë intimë. Hulumtimi i bërë në Britaninë e Madhe ka treguar që çiftet gjithnjë e më pak janë intimë – saktësisht 56 për qind e tyre do të dëshironin që më shpesh të kenë intimitet me partnerin, ndërkaq kur është fjala për më të rinjtë se 45 vjeç, mesatarja e atyre të cilët dëshirojnë më shumë intimitet është 65 për qind.

Çiftet pranojnë që teknologjia në dhomë – telefonat dhe laptopët, janë ndër shkaktarët kryesorë për mungesë të intimitetit fizik, ndërkaq këtu bën pjesë gjithsesi edhe stresi.

-Advertisement-

Mungesa e energjisë, stresi dhe mungesa e kohës janë ndër fajtorët kryesorë përse çiftet rrallë bëjnë dashuri.

Të anketuarit më të rinj se 45 vjeç të shumtën e kohës së tyre në krevat e kalojnë “të ngjitur” për telefon, ndërkaq më e rëndësishme se përkëdhelja dhe seksi u janë edhe shikimi i programeve televizive.

Aq më tepër, 51 për qind e të anketuarve më të rinj se 45 vjeç thonë që teknologjia është e fundit që do të dëshironin ta shihnin para se t’i mbyllni sytë në mbrëmje, ndërkaq një e treta (35 për qind) fle më afër telefonit sesa më afër partnerit.

Gjithashtu, 31 për qind pranon që ndonjëherë shmang seksin me partnerin për të kaluar kohën në telefon.

Meqenëse mungesa e intimitetit fizik mund të ketë ndikim në lidhje, ekspertët paralajmërojnë që çiftet megjithatë do të duhej të angazhoheshin pak më shumë dhe më shumë t’u përkushtohen njëri-tjetrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera