PDK bojkoton kryesinë e Kuvendit – shkak heqja e fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 06 February 2020
Vjosa Osmani, me të ardhë në krye të Kryetares së Kuvendit, fotografinë e Presidentit të Kosvoës e zëvendësoi me atë të Ibrahim Rugovës.
Ky veprim nxiti shumë reagime, shkruan gazeta inFokus.
E tash, kur po mbahet kryesia e Kuvendit, PDK ka bojkotuar këtë mbledhje.
Arsye sipas shefit të grupit parlamentar të kësaj partie është pikërisht kjo gjë, heqja e fotografisë së Presidentit të Kosovës.
“Na nuk jemi duke marrë pjesë në mbledhje të kryesisë, as nënkryetari Memli Krasniqi e as unë, nuk është vullnet i joni e dëshira jonë, më shumë mundemi me kontribu duke marrë pjesë në mbledhje se sa të jemi jashtë, mirëpo gjithkund e besoj është në interes të koalicionit qeverisës opozita të jetë brenda e jo me detyru të jetë jashtë, këto janë veprime që nuk i duhen Kosovës”, ka thënë Hamza.
“Znj. Osmani e zgjedhur në një procedurë të parespektuar që nuk i plotëson kriteret e standardet, me votat e listës serbe, e ka filluar keq, veprimin e parë që e ka bërë është me fotografinë e Preisdentit të Republikës së Kosovës, me u inspirua, njerëzit munden me u inspirua, munden me pas edhe në ambientet privatae, por në institucionet publike duhet me u respektu rregullorja, znj. Osmani mundet ta mbaj edhe në zyrën e vet, po a nuk pat ku me vendos veç aty ku duhet të jetë fotografia e Presidentit të Kosovës”, ka thënë Hamza.
Tutje, ai i ka përmendur Osmanit dy raste, ku sipas tij, ajo si juriste i la të shkelin Kushtetutën kryetarët e LDK-së, shkruan gazeta inFokus.
“Besoj që është mirë, e drejtë e obligim e opozitës me qenë në institucione e me jap kontributin e vet, është momenti ku ndodhet vendi, por znj. Osmani me veprimet e saj jo-korrekte, e thirret si juriste, po mos të harrojmë që nuk është shumë moti kur znj. Osmani i ka leju dy kryetar të LDK-së, me bë gabime e të dy rastet ka dal që janë shkelës të Kushtetutës, prandaj për këtë qëllim, PDK, kërkon që fotografia e Presidentit z. Thaçi të kthehet në vendin e vet me kusht që neve të na lejohet pjesëmarrja brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, kjo është kërkesë e jona, e është e obliguar znj. Osmani ta respektoj”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...