Fokus

Ky është zëvendësi “pasanik” i Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 03 February 2020

Haki Abazi, i cili së fundmi hyri në Vetëvendosje, u propozua nga shefi i saj për zëvendëskryeministër.

E tash Albin Kurti, po pret që edhe në Kuvend, pas marrëveshjes me LDK-në, bashkë me Abazin, edhe ai vet të votohet për shef qeverie, shkruan gazeta inFokus.

Haki Abazi, që deri tash nuk ishte pjesë e politikës, në formulain e publikimit financiar të kandidatit nga KQZ shihet se nuk hek keq për para.

-Advertisement-

Ai pagë vjetore ka 96 mijë euro, apo 8 mijë euro në muaj, në cilësinë e Drejtorit të Programit në USAID, shkruan gazeta inFokus.

Veç këtyre, Abazi ka të lëshuar një banesë me qera prej 150 euro në muaj, që në vit nxjerr 1 mijë e 800 euro.

Ndërsa, në llogarinë e kursimeve, Abazi, ka të deponuara plot 158 mijë euro, ndërsa në dy llogari rrjedhëse të tij i ka në njërën 2 mijë e tjetrën 4 mijë e 500, shkruan gazeta inFokus.

Haki Abazi, ka tri llogari bankare, një në Prishtinë, një në Neë York e një tjetër në Connecticut të ShBA-ve.

Ndërsa, pasuri të patundshme i ka një shtëpi prej 180 m2 në vlerë 280 mijë euro, banesë në vlerë 12 mijë euro, banesë tjetër në vlerë 35 mijë euro dhe makinë në vlerë prej 20 mijë eurosh.

Abazi gjithashtu është në kredi prej 210 mijë euro për të blerë shtëpi, kredi që e ka marrë në ShBA.

Ndërsa borxh është edhe ndaj dy universiteteve, njërës 15 mijë e tjetrës 32 mijë euro./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera