Lajme

Virusi i mistershëm kinez edhe në ShBA – konfirmohet rasti i 3-të

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 26 January 2020

Me koronavirusin është diagnostifikuar edhe personi i tretë në Kaliforninë Jugore, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Ata, kishin udhëtuar për në ShBA nga Ëuhan, qyteti kinez ku edhe është epiqendra e virusit e që tani janë në izolim, shkruan gazeta inFokus.

“Pacientët tani janë në izolim në një spital dhe në gjendje të mirë”, thuhet në një njoftim nga agjencia.

-Advertisement-

Virusi i ri mund të shkaktojë ethe, kollitje, pneumoni e frymëmarrje.

Ndërsa deri tani numri i vdekjeve në Kinë ka arritur në 56 derisa në krejtbotën janë infaktuar rreth 2 mijë persona, shkruan gazeta inFokus.

Tajlanda, Koreja e Jugut, Japonia, Australia, Franca dhe Kanada kanë raportuar raste të konfirmuara të virusit, për të cilin zyrtarët e shtetit kinez paralajmëruan sot se po rriteshin me të madhe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera