Fokus

Koha kur Ibrahim Rugova “dërrmonte” kundërshtarët në zgjedhje

Autori: Halil Berisha 13:12 | 21 January 2020

Ibrahim Rugova një prej themeluesve të LDK-së e President i Kosovës vdiq 14 vite më parë, më 21 janar të vitit 2016.

E deri në atë kohë, Rugova, në zgjedhjet që mbaheshin në Kosovë ishte i pa-konkurrencë, shkruan gazeta inFokus.

Madje, sa i përket besimit të qytetarëve, Rugova, “shkatërronte” të gjithë kundërshtarët politik që i dilnin përpara.

-Advertisement-

Kështu, pas luftës, e para vdekjes së tij u mbajtën dy palë zgjedhje parlamentare.

Të parat u mbajtën në vitin 2001.

Në këto zgjedhje, nuk votohej për kandidat por për subjekte politike.

Kështu, në zgjedhjet e para të pasluftës garuan plot 26 subjekte e kandidat të pavarur.

Por nga 64% që dolën në vota apo 803 mijë e 796 votues, LDK e Ibrahim Rugovës mori 45.65% apo 259 mijë e 851 vota, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa parti e dytë, me gati dyfish më pak vota ishte PDK e Hashim Thaçit, e cila kishte marrë 25.7% apo 202 mijë e 622 vota.

LDK e njëjtë ishte edhe në zgjedhejt e tre viteve më vonë, në ato të 2004.

Në këto zgjedhje partia e Rugovës mori 45.42% apo 313 mijë e 437 vota, ndërsa ashtu sikur në zgjedhjet e kaluara parti e dytë ishte ajo e Hashim Thaçit me 28.85% apo 199 mijë e 112 vota./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera