Lajme

Dita kur studentët shqiptarë në Austri botuan revistën “Minerva”

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 21 January 2020

Studentët shqiptarë të Universitetit të Gracit në Austri, më 21 janar 1922, nxorën numrin e parë të revistës së tyre “Minerva”.

Ajo pasqyronte në faqet e saj problemet e kombit tonë, të kulturës, folklorit dhe të letërsisë shqip.

Po më 21 janar 1814, në Përmet u lind gazetari Medin Kamberi. U diplomua për gazetari në Universitetin e Romës.

-Advertisement-

Pas kthimit në Atdhe, themeloi dhe drejtoi disa organe të shtypit shqiptar.

Në vitin 1935, nxori revistën e ilustruar letrare, shoqërore dhe kino-sportive “Diana” dhe dy vjet më vonë gazetën politike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike “Shtypi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera