Lajme

Hashim Thaçi publikon dokumentin që dekretoi Albin Kurtin për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 20 January 2020

Takim nuk pati.

Por, pavarësisht kësaj Presidenti Hashim Thaçi dekretoi kryetarin e Vetëvendosjes për të krijuar Qeverinë e re, shkruan gazeta inFokus.

Kjo erdhi pasi Vetëvendosje propozoi Kurtin për mandatar.

-Advertisement-

“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

E ky sipas Thaçit është hap shumë i rëndësishëm për të krijuar institucionet, shkruan gazeta inFokus.

“Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera