Lajme

A po paralajmërohet koalicioni VV-AAK – e fillon Istogu

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 19 January 2020

Duket se Vetëvendosje e Albin Kurtit e LDK e Isa Mustafës nuk po arrijnë të merren vesh e të krijojnë koalicionin që do të qeverisë me vendin.

Kësisoj kanë filluar të qarkullojnë në rrjete sociale e media edhe ide të tjera, shkruan gazeta inFokus.

E kësaj si duket edhe më shumë i ka kontribuuar ish-deputeti i partisë së Ramush Haradinajt i cili edhe kishte kandiduar për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.

-Advertisement-

Ky i fundit ka publikuar një fotografi në Facebook me anëtarin e VV-së në Istog, Florim Dreshajn.

Dreshaj i AAK-së, ka thënë që partia e tij me partinë e Kurtit në këtë qytet nuk kanë dallime fare, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, ai uron që fryma e bashkëpunimit të vazhdoj edhe në qendra tjera.

“AAK dhe Vetëvendosje, në Istog nuk kanë fare dallime. Bashkë me Florimin, njeriun e Vetëvendosjes dhe vlerave në Istog, arritëm një lloj koalicioni. Uroj që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë edhe në qendra të mëdha. Në rast se nuk bëhet, unë Gani Dreshaj dhe Florim Dreshaj, do e bëjmë Qeverinë Dreshaj”, ka shkruar Dreshaj në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera