Letrat mes Thaçit e Kurtit, çka i thanë njëri-tjetrit
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 14 January 2020
Konsiderohen si kundërshtarët më të mëdhenj politik në Kosovë.
Por, pavarësisht kësaj e akuzave të shumta në mes të Hashim Thaçit e Albin Kurtit, këtë të dy, ani se për pak kohë, u obliguan të takohen mes vete, shkruan gazeta inFokus.
Më 6 janar Albin Kurti shkoi në zyrën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ku qëndroi për pak minuta.
Pas këtij takimi ku mendohej që do të caktohej edhe mandatari për formimin e Qeverisë së re, e njëjta nuk ndodhi. Albin Kurti tha që takimi ishte konsultativ e pa efekte juridike, ndërkaq Hashim Thaçi tha që i dha afat 48 orë për caktimin e tij.
Afati kaloi, e mandatari nuk u zgjodh.
Kështu, Thaçi i shkroi edhe një letër Albin Kurtit, e që ishte më e gjatë se ato paraprake, shkruan gazeta inFokus.
Këtu, Thaçi ishte më i prerë, duke i thënë që po e pret emrin e mandatarit ose refuzimin për një gjë të tillë.
Por, nuk vonoi e një letër edhe më të gjatë ia ktheu Albin Kurti, duke i thënë që nuk mund t’i bëhet presion për formimin e qeverisë dhe duke i thënë që kjo nuk është kompetencë e Presidentit të vendit.
Në këtë formë, në fund të letrës edhe i tha që janë afër koalicionit me LDK-në, shkruan gazeta inFokus.
Por, këtyre letrave të fundit në mes të Hashim Thaçit e Albin Kurtit i kishin paraprirë edhe disa shkëmbime të tjera.
Më 3 janar, Thaçi i kishte shkruar edhe një letër Kurtit, ku më në fund ishin marrë vesh që të takohen, pasi kjo gjë dështoi për tre herë të tjera.
“Në përgjigje të kërkesës Tuaj, shprehi gatishmërinë që t’ju pres në takim me datën 6 janar 2020 në orën 15:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit drejtuar Kurtit.
Para kësaj, Hashim Thaçi i kishte shkruar tri herë letra Albin Kurtit, duke e thirrur në takim për të caktuar mandatarin për të formuar ekzekutivin, shkruan gazeta inFokus.
Herën e parë, ftesa ishte refuzuar nga Albin Kurti me arysen që është jashtë Prishtinës.
E po atë ditë, Hashim Thaçi i kishte shkruar prapë, për të lënë takimin, por tash Kurti ia kishte kthyer që nuk është në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.
Ndërsa, pas kësaj dite, Hashim Thaçi i ishte drejtuar edhe me një letër tjetër, por që edhe kjo ishte refuzuar nga Kurti, i cili i kishte thënë që mund të takohen më 6 janar, ku edhe ndodhi takimi 5-minutës./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...
-
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tregon se kanë pasur dallime serioze me qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përsëriti qëndrimin se përk...
-
Tentim vrạsje në Gjilan, në vendngjarje gjendet pistoletạ e papërdorur
Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua f...
-
Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga sulmi në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lok...