Kosova drejt krizës për ujë të pijshëm
Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 13 January 2020
Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është ndërmarrja më e madhe e furnizimit më ujë të pijes në Republikën e Kosovës, nga e cila furnizohen me ujë tetë komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinën.
Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu në një bisedë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se nëse vazhdon mungesa e reshjeve, në ditët e ardhshme kompania do të fillojë të zbatojë masat e reduktimit. “Nëse nuk ka reshje, rezerva të ujit ka për gjashtë ose shtatë muajt e ardhshëm. Kemi minus rreth 10 metra ujë të pijes në të dy liqenet Batllavë dhe Badovc. Siç po shihet edhe gjatë kësaj jave mundësitë e reshjeve nuk janë, kështu që ne po futemi në një krizë të ujit në të ardhmen. Edhe pse deri më tani ne kemi mbajtur një furnizim me ujë për 24 orë, tashmë jemi në përpilim të një plani për fillimin e reduktimeve, aty ku mundësitë teknike ekzistojnë, në mënyrë që të menaxhohen nivelet e ujit që tani për tani i kemi”, ka deklaruar Abdullahu.
Edhe në Shoqatën e Ujësjellësve të Kosovës (SHUKOS), pohojnë se mungesa e reshjeve atmosferike, ka ndikuar në zvogëlimin e sasisë së ujit në nivel vendi, por gjendje më e rëndë, sipas kësaj shoqate, paraqitet të jenë në Komunën e Gjilanit.
Komuna e Gjilanit që nga mesi i vitit të kaluar është duke u ballafaquar me mungesë të madhe të rezervave të ujit. Në këtë komunë tashmë janë duke u zbatuar reduktimet.
Muhamed Suliqi, kryetar i bordit të kësaj shoqate, njëherësh kryeshef ekzekutiv në Ujësjellësin Rajonal “Hidromorava” në Gjilan, në një prononcim për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se për një pjesë të qytetarëve janë duke u zbatuar reduktimet nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në ora 6:00 të mëngjesit. “Është duke ndikuar ende thatësira, nuk ka ngritje të nivelit të ujit. Nëse vazhdohet me këtë gjendje thatësie, rrezikohen edhe puset ekzistuese”, është shprehur Suliqi.
Penda e Përlepnicës është burimi kryesor i ujit të pijes në Gjilan, ku furnizohen me ujë të pijes rreth 60 për qind e qytetarëve të Komunës së Gjilanit. Përveç kësaj, ekzistojnë edhe tri burime më të vogla, Gurit të Hoxhës, Banjës dhe puseve në Velekincë.
Sasia e reshjeve në disa zona të Kosovës, konkretisht në zonën e Anamoravës, (që përbëhet nga komuna e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës) vitin e kaluar kanë qenë nën vlerën mesatare të reshjeve që regjistrohen nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, pohojnë udhëheqës të këtij Instituti.
Letafete Latifi, drejtuese e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tregon për “Radion Evropa e Lirë”, se në vitin 2014 në stacionin matës në Përlepnicë, sasia e reshjeve ka qenë 856 litra për metër katror, ndërsa vitin e kaluar kjo sasi ka qenë 450 litra për metër katror.
Situatë e ngjashme, sipas Latifit, ka qenë edhe në stacionin matës të Batllavës.
Ndryshe edhe në ditët në vijim nuk parashikohet të ketë reshje atmosferike, tha Latifi. “Këtë javë moti do të jetë i ngjashëm, temperatura minimale do të jetë nga -1 deri në -5 gradë celsius kurse maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 7 gradë celsius. Ndërsa gjatë kësaj jave nuk parashihet të ketë reshje të shiut apo borës”, ka deklaruar Latifi.
Aktualisht, qytetarët e Kosovës furnizohen nga disa burime natyrore dhe artificiale të ujërave.
Liqeni i Ujmanit (Gazivoda) në Zubin Potok, Batallava në Podujevë, Badovci në Prishtinë, Radoniqi në Gjakovë dhe Përlepnica në Gjilan, krahas lumenjve Drini i Bardhë në Rrafshin e Dukagjinit, Ibrit në Mitrovicë, Moravës së Binçës në Anamoravë, dhe Lepencit në jug, janë disa prej burimeve kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë.
Të tjera
-
Faturat e KEDS-it tashmë mund t’i paguani edhe përmes platformës eKosova
KESCO në bashkëpunim me platformën shtetërore eKosova, kanë krijuar mundësinë...
-
Shefi i BE-së: Shqetësuese rritja e sulḿeve fizike dhe fushatave njollosëse ndaj gazetarëve
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare ...
-
Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të ...
-
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, t...
-
Ferizaj, kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhúnoi një vajzë me të meta mendore
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opi...
-
Presidentja sllovene e përkrah Borut Pahorin që të marrë pozitën e të dërguarit të ardhshëm të BE-së për dialogun
Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar ka mbështetur përpjekjet e paraardhë...
-
Asistentja Parlamentare e PE-së: Nuk ka rrezik që Kosova të mos futet në agjencën e Komitetit të Ministrave
Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh avokuese e madhe e sovranitetit të...
-
Viva Fresh Store renditet si grupi i 5-të më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fr...
-
MPJD konfirmon se Petkoviqit iu refuzua vizita në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radio...
-
Zëdhënësi i LVV-së: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në in...
-
Mbi 30 të vde*kur nga përmbytjet në Brazil! Bilanci i dëmeve, katastrofik
Këto janë pamjet e përmbytjeve masive në Brazil, pasi një digë u shemb pas re...
-
Raporti për lirinë e medias, Flutura Kusari akuzon qeverinë Kurti për propagandë
Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari i ka reaguar, zëdhënësit të q...