Lajme

Kryesia e Vetëvendosjes merr vendim – “Nuk do të respektohet afati i Thaçit për Kurtin”

Autori: Halil Berisha 12:22 | 08 January 2020

Afati i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për Albin Kurtin nuk do të respektohet.

Këtë vendim e ka marrë kryesia e Vetëvendosjes, shkruan gazeta inFokus.

Kjo u bë e ditur për media nga anëtarja e kryesisë, Arbërie Nagavci, e cila shtoi se shkresa me emrin e mandatarit do t’i dërgohet Presidentit ditëve në vijim.

-Advertisement-

Ndërsa, afati të cilin Thaçi i kishte dhënë Kurtit, skadon në ora 24:00, këtë të martë.

“Në mbledhje të kryesisë diskutuam e morëm vendim që në bazë të Kushtetutës e Gjykatës Kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje në ditët në vijim do ti dërgoj shkresë formale pres me emër të personit që mandaton për kryeministër poashtu sipas kushtetutës presim ta dekretoj të propozuarin e letrën formale ta dërgoj në Kuvendin e Kosovës, ditëve në vijim, pasi kanë rifilluar diskutimet me LDK e presim të finalizohet marrëveshja, pra do ta dërgojmë në ditët në vijim”, ka thënë Nagavci.

Tutje, anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, gjithashtu ka shtuar se kryesia i ka dhënë mandat të plot për bisedime me LDK-në grupit punues, derisa thotë që së pari duhet të dihet saktë se çka kërkon partia e Isa Mustafës, shkruan gazeta inFokus.

“Ne presim të dijmë cila është kërkesa e LDK diskutimet do të vazhdojnë e kryesia i ka dhënë mandat të plot grupit punues të vazhdoj për një marrëveshje, presim që edhe LDK të jenë të përkushtuar në të njëjtën mënyrë e të kemi marrëveshje sa më parë”.

“Duhet të dijmë së pari të se çka kërkon LDK kemi pas deklarata publike nga ta, por duhet të dijmë se çka kërkon LDK, për më tepër, takimi i djeshëm do të vazhdoj sot, ofertën z. Kurti e ka bërë të ditur, presim që ata të propozojnë gjashtë emrat”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera