Lajme

Kërcënimi fatal i Trump – 4 ditë para vrasjes së gjeneralit kryesor të Iranit “Do të paguani çmim të madh”

Autori: Halil Berisha 10:02 | 03 January 2020

Sulmet me dron të cilat u bën në afërsi të aeroportit të Baghdadit lanë të vdekur një prej njerëzve kryesor të ushtrisë Iraniane.

Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit u vra, derisa Pentagoni konfirmoi që ky aksion ishte bërë me “vendim të presidentit”, shkruan gazeta inFokus.

Soleimani dyshohet se ishte urdhërdhënësi i sulmit të armatosur në ambasadën e SHBA-ve në Irak, pak ditë më parë.

-Advertisement-

E menjëherë pas atij sulmi, në natën e fundit të vitit 2019, Donald Trump, kishte bërë një kërcënim të rrezikshëm ndaj Iranit, e të cilin si duket e plotësoi brenda më pak se katër ditësve.

“… Irani do të jap llogari të madhe për të gjitha jetët e humbura, ose dëmin e shkaktuar, në çdonjërën prej hapësirave tona. Ata do të paguajnë ÇMIM SHUMË TË MADH! Ky nuk është paralajmërim, ky është Kërcënim. Urime Viti i Ri!”, pati shkruar në Tëitter Donald Trump./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera