Lajme

Glauk Konjufca nis “kryetarllëkun”, takohet me deputetin e partisë së tij

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 30 December 2019

U propozua nga shefi i partisë së tij Albin Kurti.

E pasi u votua, Glauk Konjufca, mori besimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’u bërë kryetar i tij, shkruan gazeta inFokus.

Krejt kjo ndodhi të enjten e 26 dhjetorit.

-Advertisement-

E tani, si duket Glauk Konjufca ka filluar edhe tamam punën e kryetarit të Kuvendit, të cilën e ka nisur edhe me takime.

Por, takimi i parë i tij që u bë publikua edhe me foto nuk është edhe fort i rëndësishëm, pasi të njëjti ne ka edhe në parti, shkruan gazeta inFokus.

Konjufca është takuar me deputetin e partisë së tij, Mefail Bajqinovcin, e që foton nga takimi e ka publikuar ky i fundit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera