Konjufca në karrigen e ish-udhëheqësit të SHIK-ut
Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 26 December 2019
Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në madatin e kaluar si deputet është përballur me një nga akuzat më të rënda për të kaluarën e tij.
Ai është akuzuar si ish punëtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, të cilin Vetëvendosja, partia të cilës i takon Konjufca e ka akuzuar dhe apostrofuar si organizatë kriminale, shkruan gazeta inFokus.
Të enjten, ai është ulur pikërisht në karrigen, në të të cilën zinte vend deri më tani Kadri Veseli, ish-udhëheqës i SHIK-ut.
Ishte deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili në legjislaturën e kaluar ka paraqitur disa dëshmi, në të cilat Glauk Konjufca i Vetëvendosjes shihej se ishte pjesë e SHIK’ut për një vit të tërë.
Molliqaj, madje kishte publikuar edhe kontratën me të cilën Konjufca ishte angazhuar në këtë organizatë.
Përkundër kësaj, Konjufca zgjodhi që në Kuvend të mos e qesë as edhe një fjalë të vetme si kundërpërgjigje.
Megjithatë, Konjufca është deklaruar jashtë sallës së Kuvendit duke i mohuar pretendimet e Molliqajt.
“Unë kurrë nuk kam qenë në SHIK dhe as kam punuar kurrë në të. Ky i sotshmi ishte një film shumë i dobët fatastiko-shkencor i Molliqajt. Ai gënjeu sërish meqë para pak ditësh premtoi me shumë bujë nxjerrjen e “dokumenteve” kundër meje, kurse sot ra në nivelin e llafeve “me të dëgjuar”. Dardani definitivisht nuk po e kuptoka se çka është dokumenti si i tillë. Ky person është shumë joserioz dhe gjynah për Kuvendin që është deputet. Sidoqoftë, po ia jap edhe 24 orë afat për të nxjerrë çfarëdo “dokumenti”, qoftë bre edhe dokument të fallsifikuar. Nëse deri nesër në orën 16 nuk qet asnjë fakt, atëherë definitivisht pres të më kerkojë falje”, pati thënë Konjufca.
Ish-Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Glauk Konjuca, ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në vitin 2000 dhe 2001 dhe se rekrutimin e tij e kishte bërë Fadil Lepaja. Molliqaj ka thënë se paga që ka marrë Konjufca ka qenë 150 marka.
Sipas tij, Konjufca ka dalë nga SHIK-u për shkak të pagës së ulët./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...