Lajme

A po shkelë Edi Rama mbi gjakun e të rënëve në Kosovë duke u bërë mik me Vuçiqin?

Autori: Hateme Smajli 18:36 | 23 December 2019

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, të shtunën ishte protagonist i mediave dhe rrjeteve sociale në Kosovë por edhe në Shqipëri, shkruan gazeta inFokus.

E gjithë kjo për shkak të takimit të tij me Alekandar Vuçiq, kryeministrin e Serbisë, në Tiranë, takim ky i cili u bë për Mini Schengenin Ballkanik, ku nga Rama u ftua të marrë pjesë edhe Kosova, por kjo e fundit nuk iu përgjigj kësaj ftese.

Reagimet ishin të shumta e shqiptarët e Kosovës nga ky takim u ndjenë të tradhtuar e të dëshpëruar nga Kryeministri i Shqipërisë, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

E ajo çka i zhgënjeu edhe më shumë ishte afërsia e Edi Ramës me Kryeministrin e Serbisë.

Gazeta inFokus ka bërë një sondazh në të cilin pyet se a po shkelë Edi Rama mbi gjakun e të rënëve në Kosovë duke u bërë mik me Vuçiqin?

Edhe në përgjigjen e lexuesve mund të vërehet qartë zhgënjimi që ata kanë përjetuar nga kjo afërsi e mes tyre.

Për 24 orë nga 1 mijë e 562 persona që iu përgjigjën sondazhit , 1.4 mijë prej tyre kishin përgjigje pozitive, që Rama po shkel mbi gjakun e të rënëve në Kosovë nga gjithë kjo afërsi që po tregon me kryeministrin e Serbisë.

Ndërsa vetëm 161 persona u përgjigjën se Rama nuk po shkel mbi gjakun e të rënëve në Kosovë dukë u bërë mik Vuçiqin.

Pra 90% e atyre që u përgjigjën në këtë pyetje mendojnë se Rama po shkel mbi gjakun e të rënëve në luftën e fundit në Kosovë. E vetëm 10% prej tyre nuk e kanë këtë mendim, shkruan gazeta inFokus.

Kujtojmë se reagimet ndaj Ramës ishin të shumta e ndër ta ishte edhe këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gazetari dhe analisti Halil Matoshi, i cili reagoi ashpër ndaj Kryeministrit të Shqipërisë.

“Vafsh n’ferr” kështu i është drejtuar Edi Ramës, Halil Matoshi në statusin e tij në Facebook.  Edhe deputeti i zgjedhur nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se Rama nuk i përfaqëson shqipëtarët dhe në atë tavolinë ku po diskutohet për Mini Schengenin nuk mungon vetëm Kosova por edhe Shqipëria.

“Në këtë tavolinë nuk mungon veç Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, ka shkruar Selimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera