Rozë

Ingrit Gjoni e pranon publikisht: Kam bërë buzët dhe ia kam parë hajrin!

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 23 December 2019

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ingrit Gjoni ishte sot e ftuar speciale në “E Diell” në rubrikën “Këndi i së vërtetës” dhe iu përmbajt fare mirë formulës duke pranuar disa të vërteta në mënyrën më të çiltër siç di vetëm ajo.

E ngacmuar për xixat dhe teminat që ka përdorur në veshjet skenike, Gjoni tha se nuk ka për të hequr kurrë dorë sa kohë që ajo ndihet mirë dhe që është trend botëror.

Në muzikë, ajo pohoi se ka qenë e përkëdhelur dhe jo e paragjykuar për rrymat muzikore që ka ekperimentuar me argumentin se ka bërë atë që ka dashur publiku.

-Advertisement-

Kur erdhi puna te pamja e jashtme, Gjoni me natyrën e saj ekspresive dhe tejet energjike pohoi për herë të parë në ekran se ka kryer ndërhyrje estetike.

“Unë kam bërë buzët në 2010-n kur s`i kishte bërë njeri. Jemi shpuar në një parukeri. Është fat dhe dhuratë kur lind i bukur, por se do të rregullosh diçka të vogël teksa plakesh, mendoj se s`ka asgjë të keqe” ka treguar Gjoni për “E Diell”

“Plakja është ligj i natyrës dhe nuk është turp” ka vazhduar më tej ajo duke u shprehur se buzëve të bëra ia ka parë hajrin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera