Lajme

Policia në aksion, në vend të dënimeve – dhurata

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 23 December 2019

Policia e Kosovës këtë të hëne do të ndërmarr një operacion goxha interesant.

Nga ora 12 e 45 para Katedrales “Nënë Tereza”, zyrtarët policor do të organizojnë një pikë kontrolli, shkruan gazeta inFokus.

Synim i kësaj pike do të jetë kontrolla e sigurisë së fëmijëve nëpër vetura.

-Advertisement-

Por, duke e ditur që tash edhe janë festat e fundvitit, në vend të dënimeve e gjobave do të ketë dhurata simbolike nga Policia e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim për media nga Policia e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Kosovës ka filluar përgatitjet për implementimin e projektit “Urime 2020”, me ç’rast ka planifikuar që të organizoj një pikë kontrolli ku  gjatë realizimit të kësaj pike kontrolli do të kontrollet siguria e fëmijëve në automjet dhe nuk do të shqiptohen gjoba për kundërvajtje, por do të vetëdijësohen vozitësit, si dhe fëmijëve pasagjerë në automjetet e ndaluara do tu shpërndahen dhurata modeste nga ana e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera