Lajme

Mini-Shengeni i Tiranës ftoh edhe më shumë raportet Kosovë – Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 23 December 2019

Takimet për Mini-Shengenin, në të cilat po merr pjesë edhe Shqipëria, po vazhdojnë të kundërshtohen nga subjektet politike në vend e në Shqipëri.

Iniciativa për Mini-Shengenin thuhet se do ta izolojë Kosovën dhe në rast se realizohet do të krijojë edhe konflikte në Ballkan. Pas Samitit të Tiranës ndasitë Kosovë – Shqipëri janë të tejdukshme

Më 21 dhjetor në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit mes Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Liderët e Kosovës dhe të Bosnjë e Hercegovinës kanë refuzuar pjesëmarrjen edhe në këtë Samit.

-Advertisement-

Kosova kësaj radhe pa ekuivok ka thënë troç se nuk do të jetë pjesë e këtij Samiti, përderisa nismëtare dhe protagoniste kryesore e kësaj aleance është Serbia, që vazhdon ta kundërshtojë me çdo mjet shtetin e Kosovës dhe vazhdon të mos e njohë atë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për iniciativën e Mini-Shengenit, ka thënë se vendimi për të mos iu bashkuar kësaj nisme po e dëmton Kosovën. Me këtë rast, ai e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn gënjeshtar, pasi Samiti nuk ka pasur qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera