Shtatë persona akuzohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 18 December 2019
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave me inicialet R.M., J.K., J. Sh., B.K., I.V., V.M., dhe Q.K., për veprat penale “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
I pandehuri J.K., më 16.11.2018, në Malishevë, në cilësinë e kryetarit të komisionit dhe dy të pandehurit J. Sh., dhe B.K., në cilësinë e anëtarëve të komisionit për pranimin e punimeve në projektin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Balincë, në raportin e pranimit teknik, kanë shënuar të dhëna të rreme duke vërtetuar se është përmbushur kontrata, me operatorin ekonomik N.T.“ Flamuri” në Malishevë dhe i plotëson kushtet për përdorim, ku vlera totale ka qenë 9.870 euro edhe pse të njëjtët nuk i kanë kryer punët sipas kritereve të kërkuara me kontratë.
I pandehuri I.V., në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe e pandehura V.M., në cilësinë e menaxherit të projektit të kanalizimi në fshatin Ballincë, në dokumentin zyrtar, kanë shënuar të dhëna të rreme duke vërtetuar se pas daljes në terren, janë realizuar punimet në bazë të projektit të kontratës, duke rekomanduar që t’i bëhet pagesa për realizimin e këtyre punimeve, edhe pse punimet nuk ishin kryer sipas kushteve të kërkuara në kontratë.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit J.K., J. Sh., B.K., I.V., dhe V.M., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragraf 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
I pandehuri R.M., gjatë muajit tetor 2018 në Malishevë, në cilësinë e personit përgjegjës të operatorit ekonomik N.T. “Flamuri”, në Malishevë, me dashje ka shkelur ligjin e afarizmit duke vepruar në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit, ku pasi ka fituar kontratën për kryerjen e punimeve të kanalizimit në fshatin Balincë, nuk i ka përmbushur kushtet e kërkuara sipas kontratës, kështu duke i shkaktuar kontraktuesit, Komunës së Malishevës dëm material në vlerë prej 9.870,18 euro.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, nga neni 285 paragraf 1 të KPRK-së.
I pandehuri Q.K., më 12.02.2018, në cilësinë e personit zyrtar, në drejtorinë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës, ka keqpërdorur pozitën e tij me qëllim që të sjell dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, për vete dhe të tjerët, bën përmasën edhe parallogaritë për shpuarje horizontale të rrugës për kalimin e gypit të kanalizimit në gjatësi 55 metra, në vlerë prej 3500 euro, edhe pse në vendin e njëjtë ka ekzistuar e njëjta shpuarje horizontale, duke i shkaktuar autoritetit kontraktues- Komunës së Malishevës dëm material rreth 3500 euro.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragraf 1 pika 2.1 të KPRK-së.
Prokurori rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit R.M., J.K., J. Sh., B.K., I.V., V.M., dhe Q.K., të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.
Të tjera
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Selmanaj thotë se Kusari-Lila është në gjendje të rëndë: Asnjë deklaratë nuk e ka të njejtë!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar bised...
-
Pacolli: Kam bërë gabim në votën për Qeverinë Kurti, Kosova ka ngecur në shumë fusha
Ish-presidenti Behgjeti Pacolli, duke reflektuar për punën e Qeverisë Kurti p...