Lajme

Deputeti i VV-së tregon të gjitha kushtet e LDK-së, nuk është veç Presidenti

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 18 December 2019

Jahja Kokaj, deputeti i zgjedhur nga radhët e Vetëvendosjes, përmes një statusi në Facebook ka shkruar të gjitha kushtet që sipas tij i ka vendosur LDK.

Kjo në mënyrë që të arrihet koalicioni qeverisës ndërmjet tyre, shkruan gazeta inFokus.

Kokaj, ka numëriar të gjitha partitë që LDK, sipas tij i ka vendosur Vetëvendosjes.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“DISA NGA KUSHTET E LDK-s

Te gjithe I keni degjuar ato qe po I thot partia e respektuar LDK, te gjithe I keni degjuar edhe keto:

  1. a) LDK , Partia me e vjeter 30 vjecare,
  2. b) partia me institucionale ne Kosove.
  3. c) Ndaj kesaj partie duhet me konfidence ti besohet kryetari I Shtetit.
  4. d) Eshte partia ku ka kandidat me te kualifikuar ne aspektin shkolloro shkencore ne krahasim me te

gjitha prtite ( kete une personalisht e veje ne pikepyetje?!).

  1. e) Partia VV meqe ka deklaruar qe nuk do te bente koalicion perpos me LDK, nuk ka tjeter rrugedalje perpos te pranoje qe ne te kemi:
  2. Kryeparlamentarin,
  3. Zv. Kryeministrin e pare,
  4. Ministrin e mbrojtjes ( pyetja ime: qe kur u be kjo ministrime kaq prioritare?!!!)
  5. 5 Ministra duhet ti kete LDK dhe VV do ti kete poashtu 5 ministra.
  6. Kryetarin e Kosoves te cilin poashtu duhet ta kete LDK.

Duhet qe VV te mbaje konspiracionin konfidecial te bisedave dhe most e del ne publik me ato qe bisedojme ( une mendoj qe procesi I marraveshjeve duhet te jete transparent I demistifikuar, te dihet kush cka po kerkon, kete po e insiston VV, e jo te heshtet lidhur me bisedat dhe kushtzimet edhe te cuditshme qofshin ato..

NESE NJERA NGA KETO NUK PLOTSOHET,THOTE LDK-ja, NUK VLENE KURRFAR MARRAVESHJE, AS ZGJEDHJA E KRYEMINSITRIT ( Te rikujtojme qe ne orvajtjen e VV qe te formohet koalicion I parazgjedhor, LDK nuk pranoi, nga se tha duhet kete marraveshje te koalicionit ta bejme pas rezultatit te zgjdhjeve te cilat me perparesi numerike e percaktojne se kujt I takon kryeministri.

Tani LDK I thot VV-s, se vetem me vullnetin e mire te LDK do ta votonte kryeministrin nga rradhet e VV. “Vullneti I mire” dhe “marraveshja qe partise qe del e para ti takoi kryeministri” me duket se nuk kane logjike korelacioni, nuk koegzistojne!!

SHIHET QARTE QE PER SHKAK SE VV E KA KUPTUAR MESAZHIN E VOTUESEVE TE KOSOVES PER NJE NDRYSHIM CILESORE TE C’KAPJES SE SHTETIT DHE LUFETS SE KONSEKUENTE KUNDER KORRUPCIONIT DHE TE KORRUPTUAREVE, I KA DUART E LIDHURA . Ndaj LDK shprehe se VV duhet TE PRANOJE KUSHTET te listuara me larte me numra dhe germa, disa nga ato edhe propotente.

VV duhet ti nenshtrohet kesaj propotence ose te HUMBE SHNACEN QE SOVRANI IA DHA PER TI PRI NJE QEVERISJE DEMOKRATIKE DHE TE PERFILLJES SE VERTET TE ZERIT DHE ASPIRATAVE DEMOKRATIKE TE QYTETARVE PER NJE KOSOVE TE ZHVILLUAR NE MENYRE TE GJITHEANESHME.

Ne fund LDK, duke e vendose ne kende (corner) te pa dalje LVV-je, duke ia kushtzuar qe ajo te pajtohet me te gjitha kushtet qe ia jep partneri I mundshem, indikon ne menyre implicite potencialet “shtetformuese” te LDK-s, e cila ne moment te caktuar, tregon fleksibilitet , bashkohet me partine per te cilen nuk e ka autorizuar sovrani me voten e tij, na kujtohet kur ia dha voten z. Hashim Thaqit per president, gje qe e pate bere, si kembim apo pazarllek per ta marr postin ekryeministrit.

Duke dite LDK qe LVV, nuk bene pazare te ketilla postesh, duke u pajtuar qe edhe pse duel e para ne zgjedhje te ndahen detyrat ministrore me nga 50 % dhe duke ia liruar poziten e Kryeparlamentarit , e cila I takon me kushtetute dhe koncesione tjera, si duket po insiston qe: “VV duhet te pajtohet edhe qe Kryetari i Kosoves ti takoje LDK, edhepse tani per tani nuk ka emer, ose LDK shkon ne opozite persa VV ka detyre te formoje qeverine”. Kjo shprehje “shkojme ne opozite” duke dite qe LVV ka premtuar elektoratit qe nuk bene koalicion me partite qe konsideron qe kane gjeneruar korrupcionin dhe kapjen e shtetit, koalicion te cilin LDK e ka bere, dihet qe perfundohet ne zgjedhje te reja.

Meqe LDK eshte parti e mundeshme per partner, nuk ia deshiroj gjykimin e elektoratit me kete kushtzim I cili shihet qe con ne zgjdhje te reja, me kosto materiale dhe me shum te pa njohura te cilat me siguri elektorati nuk do ti pelqente”, ka shkruar Kokaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera