Lajme

Dardan Molliqaj, kryetari i ri i PSD-së

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 16 December 2019

Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga posti i liderit të partisë.

Vendimi i Ahmetit për ta braktisur timonin e PSD-së ka ardhur pas dështimit të këtij subjekti në zgjedhjet e 6 tetorit, nga të cilat PSD-ja nuk arriti ta sigurojë asnjë ulëse në Kuvendin e Kosovës

Pas dështimit në zgjedhjet e 6 tetorit, Shpend Ahmeti, që deri dje drejtonte Partinë Socialdemokrate (PSD), ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Socialdemokrate gjatë së dielës.

-Advertisement-

Pas këtij vendimi PSD-ja ka mbajtur zgjedhjet e reja të brendshme, me ç’rast anëtarët e këtij subjekti vendosën që pasardhës të Ahmetit ta zgjedhin Daradan Molliqajn, i cili ishte kandidati i vetëm për kryetar të partisë.

Përmes votimit të fshehtë, nga 227 delegatë sa kanë votuar, 83% kanë votuar pro Molliqajt, ndërkaq 17% të tjerë kundër. Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka bërë të ditur për medie se për postin e kryetarit të partisë janë propozuar disa kandidatë, por vetëm Molliqaj ka pranuar propozimin për kryetar. “PSD-ja ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën u shpallën zgjedhjet e reja. Me votë të fshehur demokratike u zgjodh kryetari i ri, Dardan Molliqaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera